Voton Haziri, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Voton Haziri, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

19 nëntor 2017 11:01

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, sapo ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në mesazhin para gazetarëve, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të dalin në mënyrë masive dhe ta shprehin vullnetin me anë të votimit, duke ia dhënë kontratën udhëheqësit të Komunës, transmeton Koha.net.

Ai pret që të rikonfirmohet fitues i këtyre zgjidhjeve, si në raundin e parë të 22 tetorit.

“Uroj që gjilanasit të dalin dhe ta shprehin vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e balotazhit. Sot pritet rikonfirmimi i 22 tetorit. Është një ditë e mirë dhe një e diele e bardhë për gjilanasit kudo që janë. Apeloj që të dalin në mënyrë masive sepse ata sot japin kontratën për udhëheqësin e Komunës për katër vitet e ardhshme. Duke u mbështetur në këtë legjitimitet, unë besoj shumë që gjilanasit sërish do të flasin fort dhe qartë”, ka thënë Haziri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme