Abdixhiku: Deri tani gjithçka është në rregull

Abdixhiku: Deri tani gjithçka është në rregull

19 nëntor 2017 10:18

Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij në qendrat ku garon ka mbi një mijë komisionarë dhe mbi 3 mijë vëzhgues.

“Deri tani nga informatat që kemi procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt. Jemi të bindur se qytetarët sot në mënyrë masovike do t’i përgjigjen votimit. Jemi të lumtur që procesi ka filluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente”, tha Abdixhiku, shkruan KP.

Ai njoftoi për orën se ku do të votojnë kandidatët e LDK-së për kryetarë të komunave.

Abdixhiku bëri të ditur se gjatë gjithë ditës do të mbajnë konferenca për të njoftuar për procesin zgjedhor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme