Idrizi fton qytetarët të dalin të votojnë në numër sa më të madh

Idrizi fton qytetarët të dalin të votojnë në numër sa më të madh

19 nëntor 2017 10:09

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka kryer obligimin e saj qytetar, duke votuar sot rreth orës 9:40 në shkollën ‘Çajupi’ në Mitrovicë, për balotazhin që po mbahet në vend.

Idrizi, e cila garon kundër kandidatit të AKR-së, Agim Bahtiri, që është edhe kryetar aktual, gjatë procesit të votimit ishte e shoqëruar nga nëna e saj, ndërsa ka falënderuar mitrovicasit pa dallim, për një fushatë të qetë dhe dinjitoze.

Ajo ka ftuar qytetarët që të dalin në numër sa më të madh dhe të ushtrojnë detyrën e tyre të garantuar me kushtetutë, shkruan kp.

“Fillimisht dua të falënderoj qytetarët e Mitrovicës për një fushatë shumë të qetë dhe shumë dinjitoze… Po e shoh se është një ditë e mirë, uroj të jetë kështu, e qetë, dinjitoze dhe të dalin numër sa më i madh i qytetarëve të ushtrojnë detyrën e tyre”, ka thënë Idrizi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme