Zgjedhjet lokale

Engel: Është emocionuese të shoh se si po zhvillohen zgjedhjet në mënyrë demokratike

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, gjatë vizitës në DNV, tha se SHBA dhe ai personalisht do të jenë gjithmonë këtu dhe do ta mbështesin Kosovën.

Ndërsa theksoi se është emocionuese për të që të jetë këtë ditë në Kosovë e të shoh se si po zhvillohen zgjedhjet në mënyrë demokratike dhe të pavarur.

“Është kënaqësi të jem këtu në një Kosovë të lirë dhe të pavarur. A kam thënë për shumë dekada që Kosova do t jetë vend i lirë, i pavarur dhe demokratik dhe ja ku jemi . Jemi përpjekur që të organizojmë zgjedhje në vitin 1996, mirëpo autoritetet serbe nuk më kanë lënë të hyjë në Kosovë. Sot jemi në një Kosovë të lirë, të pavarur e demokratike dhe unë jam krenar që jam këtu me gjithë miqtë e mi. Jam posaçërisht i lumtur dhe krenar për partneritetin e veçantë dhe special, që Kosova ka me SHBA- të. Iu lutem ta dini që SBA do të jenë gjithmonë këtu për ju. Do të iu mbështesin dhe unë personalisht do ta bëjë të njëjtën gjë. Është shumë emocionuese të vij këtu të shoh të zhvillohen zgjedhjet në mënyrë të pavarur dhe demokratike. Nuk e kemi këtë luks në çdo shtet. Disa prej shteteve që nuk e përkrahin Kosovën, në të vërtetë nuk e kanë lirinë, &nbs p;që njerëzit në Kosovë e kanë. I gëzohem faktit kur një ditë Kosova do të jetë anëtare e unionit evropian dhe NATO-s. Faleminderit që gjithmonë me pritni me kaq shumë ngrohtësi. Kosova është shtëpia ime e dytë. Kemi miq të mrekullueshëm këtu në Kosovë, diasporë dhe Amerikë. Gjithmonë do të jem në krah të njerëzve të Kosovës”, tha ai, raporton KP.

Engel po viziton edhe KQZ-në.