Hapen 28 qendrat e votimit në Mitrovicë

Hapen 28 qendrat e votimit në Mitrovicë

19 nëntor 2017 07:56

Në jug të Mitrovicës janë hapur me kohë 28 qendrat e votimit.

Edhe në qendrën më të madhe në shkollën ‘Migjeni’ me mbi 11 mijë votues, procesi po zhvillohet sipas planifikimit, ndërsa vërehet numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë dalë që në mëngjes për të votuar.

Menaxheri i kësaj qendre të votimit, Hamdi Shyti, ka konfirmuar për KosovaPress se gjithçka ka nisur me kohë dhe në rregull.

“Në qendrën e votimit 1102b janë bërë të gjitha përgatitjet. Hapja është bërë me kohë, gatishmëria është në nivel dhe presim obligimin qytetar të qytetarëve”, ka thënë Shyti.

Ndërsa, qytetari Sami Istrefi theksoi se pret një jetë më të mirë për qytetarët nga këto zgjedhje.

“Unë kisha dashur që qytetarët të dalin në masë më të madhe, le ta votojnë atë për të cilin janë përcaktuar. Presim sigurisht një jetë më të mirë”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme