Daka bën thirrje për dalje në votime – pret zgjedhje fer Foto: Koha / ilustrim

Daka bën thirrje për dalje në votime – pret zgjedhje fer

19 nëntor 2017 07:22

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka ushtruar të drejtën qytetare për votuar në Fakultetin Teknik, ku edhe ka ftuar të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ajo tha se sot po përmbyllet procesi zgjedhor duke shpresuar që edhe dita e sotme të shkoj sikur në raundin e parë në frymë demokratike.

“Shpresoj që edhe kjo ditë do të kalojë si në raundin e parë në frymën demokratike, të lirë dhe fer siç ka qenë edhe ajo ditë. I ftojë edhe një herë të gjithë qytetarët me të drejt vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, të dalin dhe të votojnë sot”, tha ajo, transmeton KP.

Sipas saj, për momentin nuk është raportuar për ndonjë problem por shpreson që të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme