Zgjedhjet lokale

Presidenti Thaçi bën thirrje për dalje në votim

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar partitë politike dhe kandidatët për kryetar të komunave për, siç ka thënë ai, “fushatë të dinjitetshme elektorale”.

Ndërsa, ka përgëzuar edhe shoqërinë civile dhe mediat për angazhim dhe raportim korrekt.

Përmes një statusi në Facebook, Presidenti Thaçi shprehet i sigurt se “procesi i nesërm zgjedhor do të jetë fer, demokratik dhe i bazuar në standardet evropiane, që tashmë i kemi vendosur si shoqëri”.

“I ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre t’i zgjedhin udhëheqësit e komunave të tyre për katër vjetët e ardhshme”, deklaroi Thaçi.

Nesër, qytetarët e Kosovës të 20 komunave do të dalin në zgjedhje për të votuar për kryetarët e tyre të komunave përkatëse në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.