38 kandidatë në garë për 19 kryetarë komunash

38 kandidatë në garë për 19 kryetarë komunash

18 nëntor 2017 08:24

Fushata 5-ditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë është mbyllur. Të dhënat zyrtare të KQZ-së bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë mbajtur 260 tubime elektorale, pa ato të ditës së fundit të fushatës.

Në 19 komuna të Kosovës, në balotazh do të përballen 38 kandidatë për kryetarë komunash.

Në zgjedhjet e së dielës, sipas KQZ-së, të drejtë vote kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues. Ditën e votimit, do të jenë të hapura 614 Qendra të Votimit me 1.777 vendvotime, shkruan sot Koha Ditore.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka bërë të ditur për “Koha Ditore”, se këtë radhë ky organ do të jetë më i shpejtë me numërimin dhe se rezultatet e para pritet të publikohen ndërmjet orës 20:00 e 21:00.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme