Zgjedhjet lokale

LDK: Partitë Popullore Evropiane presin fitoren tonë të fuqishme

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shpërndarë mesazhin e presidentit të EPP-së, Joseph Daul, që në emër të Partive Popullore të Evropës, ka shprehur besimin dhe përkrahjen për LDK-në.

LDK thotë se Partitë Popullore Evropiane (EPP), pjesë e të cilës është edhe CDU e Angela Merkel, i kanë uruar LDK-së fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“I urojmë partisë anëtare të EPP-së, LDK-së së Kosovës, liderit të saj, Isa Mustafa, dhe të gjithë kandidatëve një fitore të fuqishme elektorale në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale”, thuhet në urimin e presidentit Daul, publikuar në rrjetet sociale, përcjell LDK-ja.

Në njoftimin e LDK-së, thuhet se Partitë Popullore Evropiane, anëtare e të cilës është LDK-ja, janë grupi më i madh politik në Bashkimin Evropian, si dhe udhëheqin shumë prej shteteve të BE-së, si Gjermaninë, Spanjën, Austrinë, etj.