Nisma do suspendimin e Rexhep Zogajt nga KKZ-ja e Malishevës, “ia mban anën PDK-së”

Nisma do suspendimin e Rexhep Zogajt nga KKZ-ja e Malishevës, “ia mban anën PDK-së”

17 nëntor 2017 20:10

Nisma për Kosovën, e cila me Ragip Begajn garon për të mbajtur udhëheqjen në Malishevë, me një letër i është drejtuar kryeshefit ekzekutiv të sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi dhe anëtarëve të tjerë të KQZ-së.

Ia ka kujtuar një letër tjetër që ka dërguar më 15 nëntor, siç është thënë për

sjelljen e Kryesuesit të KKZ-së në Malishevë, Rexhep Zogaj. Ka kërkuar që ky të suspendohet nga posti i KKZ-së, pasi dyshon se ai mban anë nga PDK-ja, me kandidatin e të cilës Nisma është në balotazh për të parin e Malishevës.

“Nisma për Kosovën kërkon nga ju si KE i SKQZ-së që menjëherë të merrni masat e suspendimit të z. Rexhep Zogaj, Kryesues i KKZ-së në Malishevë, për shkak të shkeljeve ligjore dhe tejkalimit të autorizimeve të cilat i ka të parapara me ligj. z. Zogaj, në vend që të kryejë detyrën ashtu siç e parasheh ligji në mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ai me datë 22.10.2017 u bë protagonist dhe është angazhuar aktivisht për të prishur procesin zgjedhor duke marrë anë hapur në favor të subjektit politik PDK”, thuhet në letër të cilën e ka siguruar Koha Ditore.

Në letër është thënë se “fatmirësisht, skenari i Zogajt nuk është realizuar deri në fund dhe kjo falë punës së policisë dhe prokurorëve të që me korrektësi dhe profesionalizëm kanë zbatuar ligjin”.

“Duke u mbështetur në faktet e lartpërmendura, ne vlerësojmë se z. Rexhep Zogaj tani më është i njëanëshëm me preferencat të qarta Partiake, që për një kryesues është në kundërshtim me Ligjin për zgjedhjet dhe ai nuk ka më as kredibilitet e as kapacitet për të mbikëqyrë e për të ruajtur procesin zgjedhor ashtu siç e parasheh ligji”, thuhet në letër.

Kësisoj, “Nisma kërkon suspendimin e menjëhershëm të Rexhep Zogaj dhe kërkon menjëherë nga KQZ-ja të dërgojë një përfaqësues të saj që përkohësisht të emëroj një kryesues të KKZ-së në Malishevë për të mbikëqyrë dhe të administrojë procesin zgjedhor të datës 19.11.2017 e që do të garanton kredibilitet, besueshmërinë e procesit zgjedhore ashtu siç e kërkon edhe ligji për zgjedhjet”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme