Të dielën, zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura

Të dielën, zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura

17 nëntor 2017 18:04

Institucioni i Avokatit të Popullit të dielën, më 19 nëntor, ditën kur zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës, do të mbajë të hapur zyrën qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale.

Sipas IAP-së, qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit, ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenim a keqpërdorim të të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi.

“Adresat e zyrave të IAP-së, janë si në vijim: Zyrën Qendrore në Prishtinë (rr. “Migjeni”, nr. 21), si dhe zyrat regjionale: në Prizren (Rr. “Remzi Ademi”, pn.), Gjilan (Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n.), Pejë (Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59, Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3), Mitrovicë (Rruga " Afrim Zhitia" p/n (ndërtesa regjionale e Administratës Pensionale), kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12), në Mitrovicën Veriore (Rr. "Sami Frashëri", pn., Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK), Ferizaj (Ndërtesa e Komunës, në përdhesë), Gjakovë (Rr. "Ismail Qemali", ish ndërtesa e Kadastrës), Graçanicë (rr."Car Lazari" p.n.”, thuhet në njoftimin për media.

Zyra Qendrore dhe zyrat regjionale do të jenë të hapura nga ora 07:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme