Valdete Idrizi nderon te varrezat, Bajram Rexhepin e Faruk Spahinë

Valdete Idrizi nderon te varrezat, Bajram Rexhepin e Faruk Spahinë

17 nëntor 2017 14:22

Kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi dhe ish kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, kanë nderuar sot, ish kryetarët e Mitrovicës që kanë ndërruar jetë, Bajram Rexhepin dhe Faruk Spahinë.

Me këtë rast, ata kanë vendosur lule dhe bënë homazhe pranë varreve të tyre në varrezat e qytetit të Mitrovicës.

Ja postimi i plotë i Valdete Idrizit:

"Bajram Rexhepi dhe Faruk Spahija do të mbahen mend për urtësinë, guximin dhe angazhimin në të mirë të komunës së Mitrovicës.

Së bashku me Avni Kastratin kemi vendosë buqeta me lule dhe kemi bërë homazhe, në shenjë kujtimi për jetën e veprën e tyre.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!"

Komentet

Shto koment

Të ngjashme