Demokristianët e Klinës bëjnë thirrje të votohet Sokol Bashota

Demokristianët e Klinës bëjnë thirrje të votohet Sokol Bashota

17 nëntor 2017 10:14

Klinë, 17 nëntor - PDK dhe PSHDK në Klinë ditë me parë kanë bërë marrëveshje për rundin e balotazhit, me ç’rast kanë harmonizuar edhe programet zhvillimore në mes këtyre dy subjekteve, njofton Shtabi Zgjedhor i kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota. I pari i PSHDK-së në nivel vendi, dr Ukë Berisha, ka thënë se PSHDK dhe PDK ka kohë që janë duke rrugëtuar se bashku dhe ky rrugëtim do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të mirën e qytetarëve të Klinës.

“BD e PSHDK-së dhe PDK kanë bëre marrëveshje përmes së cilës do të implementohen të gjitha projektet e PSHDK-së. Më 19 nëntor do të festojmë se bashku fitoren e Bashotës. Vota për Bashotën do të thotë realizim i projekteve të PSHDK-së dhe fuqizim i PSHDK-së”, tha Berisha, i cili ftoi anëtarët dhe simpatizantët demokristianë ta votojnë Sokol Bashotën në rundin e balotazhit. Nënkryetari i BD të PSHDK-së, Ndue Shabani, tha se përkrahja për Sokol Bashotën nuk është vetëm deklarative, por e sinqertë e për këtë kemi edhe disponimin e anëtarësisë sonë.

“ Besimi për Sokol Bashotën është rritur edhe më shumë falë punës së madhe që ka bërë ai në këto vite të qeverisjes”, ka thënë Shabani.

Edhe kryetari i BD të PSHDK-së, dega në Klinë, Tush Dedaj ka bërë thirrje për të votuar Bashotën. Kandidati i PDK-së, Sokol Bashota, ka premtuar se do të realizojë të gjitha projektet që janë harmonizuar në mes PDK-së dhe PSHDK-së dhe se bashkimi i tyre është në interes të qytetarëve. “Ne jemi bëre bashkë, nuk kemi ndarë poste por vetëm kemi harmonizuar programet që janë në interes dhe shërbim të qytetarëve. Kemi një partneritet serioz që garanton zhvillim dhe stabilitet në Komunën e Klinës”, tha Bashota, i cili premtoi rregullimin e ujësjellësit, kanalizimit, asfaltim të rrugëve në fshatrat e Lugut të Drinit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme