“PDK-ja e AAK-ja e orientojnë më lehtë votën e elektoratit të vet se sa AKR-ja”

“PDK-ja e AAK-ja e orientojnë më lehtë votën e elektoratit të vet se sa AKR-ja”

16 nëntor 2017 21:08

Koalicionet paszgjedhore jo gjithmonë të sigurojnë votë në ditën e zgjedhjeve. Kjo sepse shumë parti përkundër partneritetit zyrtar, nuk arrijnë të kontrollojnë elektoratin.

Opinionisti Fisnik Halimi në Rubikon të KTV-së me këtë e pasqyroi garën për të parin e kryeqytetit.

Sipas tij, vota e PDK-së dhe AAK-së llogaritet të jetë e kontrollueshme përderisa një gjë të tillë nuk e mendon për AKR-në.

“Jam i bindur se koalicioni i kandidatit të LVV-së me LDK në Vushtrri do të funksionojë për aq sa them se koalicioni i Shpend Ahmetit me Selim Pacollin në Prishtinë nuk do të funksionojë”, u shpreh Halimi.

“PDK sillet rreth 15% në Prishtinë por e pranon urdhrin. E kemi një parti si AKR e cila mund të ketë votë për vete po nuk mund ta dirigjojë”, shtoi tutje ai duke përmendur edhe votën e AAK-së si votë të sigurt dhe të kontrollueshme nga partia.

Ai bëri të ditur se do të ketë rënie të pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Varësisht prej komunës, mendoj se nëse e nxjerrim një mesatare atëherë rreth 7% e njerëzve nuk do te dalin në zgjedhje por jo më tepër se kaq”, ka thënë ai.

Ndonëse cilësohet si një ndër garat më të rëndësishme ku votohet për të parin e komunës, Gjakova po përballet me debat të nxehtë.

Halimi ka thënë se kryetarja aktuale, Mimoza Kusari-Lila nuk është e fokusuar në një debat për mirëqenien e qytetarëve.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme