Ahmeti viziton stadiumin e qytetit, premton përmirësim të kushteve për sportistët

Ahmeti viziton stadiumin e qytetit, premton përmirësim të kushteve për sportistët

16 nëntor 2017 18:06

Kryetari i Prishtinës, njëkohësisht kandidati i VV-së për mandatin e dytë në kryeqytet Shpend Ahmeti ka vizituar sot stadiumin e qytetit, ku po kryhen punët për renovimin e tij.

Sipas një njoftimi nga VV-ja, ky është ndër projektet më të rëndësishme ku ka marrë pjesë komuna e Prishtinës me 1 milion euro.

“Në mandatin e ardhshëm, do të investojmë edhe më tutje në përmirësimin e kushteve për sportistët tanë. Tashmë janë planifikuar investimet për ndërtimin e disa fushave sintetike në Prishtinë, që do të jenë në dispozicion të klubeve tona sportive”, thuhet në njoftim.

Më 19 nëntor, Ahmeti do të përballet në balotazh me Arban Abrashin e LDK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme