Ahmeti premton bashkëpunime me kompani për hapjen e vendeve të punës

Ahmeti premton bashkëpunime me kompani për hapjen e vendeve të punës

16 nëntor 2017 16:17

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se do të rrisë bashkëpunimet me kompani të ndryshme për të hapur vende të reja të punës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Ahmeti ka vizituar sot kompaninë IQ to Link,m transmeton Koha.net.

“Sot vizituam kompaninë IQ to Link, kompani kjo të cilës Komuna i ofroi hapësirë për investime në Prishtinë, me ç’rast qysh në fillim u hapën 220 vende të reja të punës, kurse tash ka rreth 400 punëtorë. Të ardhurat që i sigurojnë punëtorët në këtë kompani, janë mbi mesataren e pagave që merren në Kosovë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Në këtë formë, punëtorët e kësaj kompanie sigurojnë mirëqenie për familjet e tyre”, thuhet në komunikatë.

Ahmeti ka thënë se, “do të rrisim bashkëpunimin me kompani të tilla serioze, ashtu që t’i shfrytëzojmë hapësirat që ka Komuna dhe rininë tonë punëtore, për ta rritur zhvilluar ekonomikisht Prishtinën”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme