Unioni Malazez i Kosovës mbështet Abrashin për kryetar të Prishtinës

Unioni Malazez i Kosovës mbështet Abrashin për kryetar të Prishtinës

16 nëntor 2017 15:03

Unioni Malazez i Kosovës fton anëtarët dhe simpatizantët e saj që t'i japin votën kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Ata përmes një komunikate për media u bëjnë thirrje të gjithë atyre me origjinë nga Mali i Zi, të cilët e kanë Prishtinën në zemër që të bëjnë një gjë të tillë.

“Prishtina meriton dhe ka kapacitet të jetë një nga qytetet më të bukura dhe atraktive në rajon. Prishtina ka kapacitetin dhe traditën të jetë një qytet i paqes dhe lirisë, për të ushqyer trashëgiminë e vlerave të qytetërimit si qytete të tjera evropiane. Vota për Arban Abrashin është votë për evolucionin dhe Prishtinën e përparuar ekonomikisht”, thuhet në komunikatë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme