Ahmeti premton që Matin 1 ta bëjë me rrugën A

Ahmeti premton që Matin 1 ta bëjë me rrugën A

16 nëntor 2017 12:46

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, në një tubim me banorët e lagjes Mati 1 paraqiti zotimet e tij për mandatin e radhës.

“Do ta ndërtojmë rrugën A, që do ta lehtësojë dukshëm trafikun në këtë pjesë; Do të ndërtohet shkolla dhe çerdhja e re; Do të ndërtohet fusha sportive në oborrin e shkollës ‘Pavarësia’; Do të bëhet rregullimi i rrugicave pranë rrugës ‘Muharrem Fejza’; Do të zgjerohet rrjeti i ndriçimit publik; Do të vendosen shportat e mbeturinave nëpër rrugicat ku mungojnë; si dhe do të ndërtohet parku rekreativ tek ish-TMK”, tha Ahmeti.

Në tubimin në lagjen Mati 1, përveç kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit, të pranishëm ishin edhe kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu, si dhe deputeti Albin Kurti.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme