Bajrami: Qeverisja e Shpend Ahmetit veçohet për keqpërdorim të buxhetit

Bajrami: Qeverisja e Shpend Ahmetit veçohet për keqpërdorim të buxhetit

16 nëntor 2017 12:44

Komuna e Prishtinës nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit, dallohet për keqmenaxhim dhe keqpërdorim drastik të buxhetit të Komunës së Prishtinës. Kështu ka deklaruar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e që këtë pohim të saj ajo tha se e kanë konfirmuar tri raportet e auditorit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Bajrami në një konferencë për media ka thënë se investimet kapitale gjatë katër viteve nuk janë realizuar siç është planifikuar dhe si rezultat ka pasur humbje prej 80 milionë eurove.

“Investimet kapitale gjatë katër viteve, 2013-2017, në Komunën e Prishtinës ishin planifikuar të ishin 141.8 milionë euro, janë realizuar vetëm 60.3 milionë euro. Këtu janë humbje prej 80 milionë euro investime kapitale. Faktikisht dëmi ekonomik dhe dëmi zhvillimor për Komunën e Prishtinës si rezultat i mosrealizimit të këtyre investimeve kapitale është i parikuperueshëm”, tha ajo, transmeton Kosovapress.

Ajo theksoi se Komuna e Prishtinës nuk ka arritur të realizojë të hyrat e planifikuara, ku ajo tha se ka planifikuar që gjatë mandatit të realizojë 161 milionë euro dhe ka realizuar vetëm 81 milionë euro. Sipas kësaj, Bajrami tha se ka 25 milionë euro investime më pak.

Ndërsa, shtoi gjatë mandatit të Vetëvendosjes ka pasur 86 ankesa nga operatorët ekonomik të bëra në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe nga këto ankesa 71 janë vendosur në favor të operatorëve ekonomik.

“Një nga shkeljet kanë qenë ankesat e operatorëve ekonomik në organin shqyrtues të prokurimit. Gjatë qeverisjes Vetëvendosje në mandatin katër vjeçar ka pasur 86 ankesa nga operatorët ekonomik të bëra në organin shqyrtues të prokurimit që në fakt i bie që është dy fish më lartë se sa ka pasur ankesa të operatorëve ekonomik gjatë mandatit të LDK-së. Nga ankesat e bëra ajo që është me rëndësi të potencohet është se 71 përqind e ankesave që janë bërë në organin shqyrtues të prokurimit është vendosur në favor të operatorëve ekonomik. Që do të thotë se në 71 përqind të rasteve ka pasur shkelje ligjore të tenderëve të cilët i ka hapur komuna e Prishtinës”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së ka thënë se vetëm gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar 1.2 milion euro përmes thesarit nëpërmes përmbaruesve privat, e që kjo sipas saj është rezultat i vendimeve jo ligjore. Bajrami: 1.2 milion euro janë ekzekutuar përmes përmbaruesve privat Video

“Humbja buxhetore e mjeteve për shkak të vendimeve jo ligjore, kjo dëshmohet me paratë e humbura gjegjësisht pagesat e ekzekutuara nga thesari përmes përmbaruesve privat. Vetëm gjatë vitit 2017 në nëntë mujorin e parë të këtij viti janë ekzekutuar 1.2 milion përmes thesarit nëpërmes përmbaruesve privat. Kjo është rezultat i vendimeve jo ligjore i shërbimeve të cilat janë marrë pa kontrata dhe i shërbimeve nëpër mes të cilave janë shkel kontratat dhe është shkelur edhe ligji i buxhetit për ndarjet buxhetore, por është shkel edhe ligji për menaxhimin e financave publike. Këtu në fakt ka dyshime të forta se mund të ketë pasur edhe veprime të cilat mund të kualifikohen edhe si vepra penale”, tha Bajrami.

Sipas Bajramit, këto shkelje dhe shumë të tjera janë ato që po e mbajnë Shpend Ahmetin larg debateve me Arban Abrashin. Ndërsa, ajo bëri thirrje që Shpend Ahmeti të përballet dhe të jap përgjigje për të gjitha shkeljet që sipas saj kryetari i Prishtinës i ka bërë gjatë mandatit të kaluar.

Komentet

xoni16/11/2017 16:17

ju te ldk-s sju bje me fol kurr se fal jush sot kemi ni kryetar kosoves analfabet e nje kryeparlamantar kriminel

Shto koment

Të ngjashme