Ismajli i PDK-së beson që sërish do të udhëheq Shtimen

Ismajli i PDK-së beson që sërish do të udhëheq Shtimen

16 nëntor 2017 11:48

Kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes nga Partia Demokratike e Kosovës Naim Ismajli, beson se do të fitojë edhe një mandat qeverisës në Komunë.

Në një intervistë për KosovaPress, Ismalji ka shpalos programin dhe ka treguar komponentët që atë e favorizojnë në raport me kundër kandidatin Fatmir Rashiti.

Ismajli, tha se përvoja e menaxhimit, përgatitja akademike , udhëheqja e deritanishme e bënë shumë më favorit edhe për një mandat.

“Një njëfarë forme mendoj se janë tre komponentë shumë të rëndësishme që më favorizojnë në raport me kundërkandidatin. Eksperienca në punë. Sukseset e qeverisjet, të cilat janë të identifikuara edhe me raportet vendore dhe ndërkombëtare të institucioneve, të cilat masin performancën dhe raportet tjera të auditimit për performancën e buxhetit n. Po njëkohësisht ajo që unë e kam përfaqësuar komunën time dinjitetshëm në gjithë mekanizmat në këtë rast edhe në të gjitha institucionet edhe vendore edhe ndërkombëtare”, tha Ismajli.

Kandidati i PDK-së ka shpalosur edhe programin për katër vitet e ardhshme që në fokus ka pesë fusha kryesore, zhvillimi ekonomik, shëndetësia, infrastruktura, arsimi dhe të rinjtë.

“Ne që në këtë mandat kemi hartuar strategjinë e zhvillimit ekonomik me disa komponentë jashtë asaj që ne kemi filluar me një zonë e cila është zonë për biznese dhe në vitin 2018 kjo zonë do të përfundon, ku në kuadër të vet ka 10 biznese të stabilizuar me numër të punësuarve rreth 300 që mendohet të përmbyllet. Ka hap mundësin që për mandatin tjetër të fokusohemi edhe në dy zona të tilla, që hapi i parë është formalizmi i këtyre zonave “, tha Ismajli.

Pjesë tjetër që në fokus për zhvillim ekonomik është edhe jetësimi i strategjisë të zhvillimit rural. Duke i integruar turizmin malor me turizëm kulturor. Ndërsa për arsim tha se ka në planë që brenda këtij mandati të përfundoj infrastrukturën shkollore duke ndërtuar shkolla moderne.

“Pra do të mundohemi që brenda këtij mandati të përfundojmë gjithë infrastrukturën shkollore, duke i ndërtuar shollat më moderne . Në vitin 2018 të përfundojmë me 80 përqind të përfundimit të këtyre shkollave. Po deri në fund të mandati mendojmë që të realizojmë qind për qind infrastrukturën shkollore me objektet më moderne po gjithashtu edhe në objektet përcjellëse, salla të sportit , kabinetet në këtë rast dhe në byfe në këto shkolla. Ne aktualisht kemi startuar me një shkollë me kabinete model të cilat deri në fund të vitit 2019-të do të përfshinë gjitha këto shkolla”, tha Ismajli.

Fushë tjetër të rëndësishme e ka cilësuar edhe shëndetësinë dhe mirëqenia sociale ku sipas tij do të vazhdohet me avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Ndërsa në infrastrukturën rrugore ai tha se gjatë mandatit 4 vjeçare do të përmbyll duke ndërtuar trotuare , mirëmbajtjen e parqeve si dhe do të rregulloj shtratin e lumit.

“Këtu e kemi menduar përmbylljen e infrastrukturës rrugore trotuareve, të ndriçimit publik të parqeve të terreneve sportive nëpër fshatra . Dhe ajo pjesa tjetër që është e rëndësishme pastaj është pjesa e menaxhimit të hapësirave publike duke bërë apo mirëmbajt shtretërit e lumenjve . Duke mirëmbajte parqet dhe duke bërë gjelbërimin e tyre . Dhe njëkohësisht është një projekt shumë ambicioz që është rregullimi i shtratit të lumi”, thotë Ismajli.

Ndërsa si prioritet të fundit dhe shumë të rëndësishme ka thënë se ka edhe të rinjtë. Në lidhje me këtë Ismajli thotë se ka në plan plan të ndajë fond të veçante rreth 200 mijë euro është ndërtimi i objektit inovativ.

“Ne e kemi në plan si komunë të dalim me një ide të parë që e kemi në programin tonë një qendër inovative . E cilat do të jetë e fokusuar për rinin. Qendra inovative do të mbledh ekspert më të mirë të cilët janë të fushave të caktuara të teknologjisë informative të ekonomisë dhe të fushave të tjera”, thotë Ismajli.

Kandidati i PDK-së Ismajli për herë të parë shkon në balotazh me kundërkandidatin e tij Fatmir Rashiti i cili edhe ai ka qenë pjesë e PDK-së por që tash ka kaluar si kandidat i pavarur.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme