Zgjedhjet lokale

Abrashi thotë se Ahmeti i raportoi VV-së për shkatërrimin e qytetit në protesta

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se kryetari aktual dhe kandidati i VV-së për një mandat të dytë, Shpend Ahmeti, gjatë udhëheqjes së tij katërvjeçare ka qenë i detyruar t’i raportojë sekretariatit të partisë për punën dhe zhvillimet brenda komunës.

Ai në Rubikon të KTV-së ka paraqitur një deklaratë, në të cilën, sipas tij, Ahmeti i raporton partisë për protestat në Prishtinë.

“Ai raporton për shkatërrimin e qytetit dhe edhe kjo më dallon nga ai”, theksoi ai.

Me këtë Abrashi thotë se Ahmetit i pamundësohet të jetë i lirë në punën e tij, nuk mund të marrë vendime si kryetar dhe nuk mund të ushtrojë lirshëm rolin e tij.

“Jam i lirë të punoj dhe të implementoj vizionin tim për Prishtinë më të mirë derisa mendoj që kryetari aktual është i kontrolluar nga partia dhe duhet t’u raportojë. Nuk ka kontroll apo nuk ka pas kontroll ndaj drejtorëve të cilët kanë vepruar në mënyrë të pavarur”, ka thënë ai.

{gallery}