Abrashi: VV nuk është e pastër siç pretendon të duket

Abrashi: VV nuk është e pastër siç pretendon të duket

14 nëntor 2017 20:48

Lëvizja Vetëvendosje nuk është e pastër ashtu siç pretendojnë të duken. Ky subjekt në mundësinë e parë për të udhëhequr me kryeqytetin kanë shfrytëzuar komunën për t’i mbajtur qëllimet e tyre politike.

Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur kundërkandidati i Shpend Ahmetit në balotazhin e 19 nëntorit, Arban Abrashi i LDK-së.

“Kompania që e ndërtoi pjesën mbi kurriz është pronë e njërit prej kandidatëve për deputetë dhe vazhdimisht merr tenderë. Ose, kompania me të cilën ka punuar një drejtor, merr tenderë të cilët kalojnë vlerën prej mijëra eurove”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur kompaninë “Sopi” si një ndër kompanitë që merr tenderë në Komunën e Prishtinës me pronar Jusuf Ulaj, “i cili ka marrë tenderë për kubëzat” për të shtruar platonë mbi kurriz.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme