Kusari-Lila premton subvencione për sportistët gjakovarë

Kusari-Lila premton subvencione për sportistët gjakovarë

14 nëntor 2017 20:03

Në ditën e dytë të fushatës elektorale, kandidatja për kryetare të Gjakovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka pasur një takim me sportistët gjakovarë ku kanë biseduar rreth planeve dhe të arriturave në fushën e sportit.

Kusari Lila në këtë takim ka theksuar se “përgjatë këtyre katër viteve kemi pasur një rikthim të aktiviteteve të klubeve sportive”.

“Sporti ka qenë dhe mbetet një ndër fokuset kryesore në programin tonë qeverisës, ne gjatë mandatit të parë në Gjakovë kemi investuar në 9 terrene të reja sportive ndërsa planifikojmë që gjatë katër viteve të ardhshme të investojmë edhe në 20 terrene të reja”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se tashmë klubet sportive të komunës së Gjakovës marrin pjesë në ligat evropiane dhe ndërkombëtare dhe përpos mundësive të kufizuara të komunës duhet të ketë mbështetjen edhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Kusari Lila është zotuar që për mandatin e dytë qeverisës do të ketë përkushtim për ngritjen e subvencioneve të sportit të cilat do të jenë gjithnjë të hapura dhe transparente për të gjithë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme