Bahtiri: Do të qeverisim me duar të pastra dhe me mendje e me zemër

Bahtiri: Do të qeverisim me duar të pastra dhe me mendje e me zemër

14 nëntor 2017 19:17

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga AKR-ja, Agim Bahtiri, mbajti sot takime me banorët e lagjes Ilirida dhe me banorët e fshatit Vllahi.

Ai ka deklaruar se ka marrë mbështetje të fuqishme, duke shprehur bindjen se fitorja e tij dhe koalicionit që e mbështet me në krye Vetëvendosjen, do të vuloset nga mitrovicasit më 19 nëntor. Ai në balotazh do të përballet me Valdete Idrizin e PDK-së.

“Mitrovicasit për çdo ditë e më shumë po e vulosin fitoren e koalicionit fitues, i cili do të vazhdojë ta qeverisë komunën me duar të pastra dhe me mendje e me zemër. Sonte morëm mbështetje të fuqishme edhe nga banorët e Iliridës dhe Vllahisë, të cilët u zotuan se masovikisht të dielën do të më votojnë për kryetar të Mitrovicës", ka shkruar Bahtiri në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme