Të bindur për fitore, Latifi e Vehapi pa koalicione në balotazh

Të bindur për fitore, Latifi e Vehapi pa koalicione në balotazh

13 nëntor 2017 23:39

Smajl Latifi i AAK-së dhe Idriz Vehapi i PDK-së janë shprehur të bindur për fitore në balotazhin e 19 nëntorit në Rahovec, madje duke e bërë këtë pa koalicione me partitë tjera.

Latifi i AAK-së që doli i pari në zgjedhjet e 22 tetorit me 33.50 për qind të votave ka thënë se “mospuna e Vehapit dhe PDK-së solli rezultatin aktual”.

“Kemi pritur rezultat akoma më të mirë, por besoj se atë do ta marrim në garën e balotazhit. Jemi në takime të vazhdueshme me strukturën dhe të gjithë qytetarët për të fituar Rahovecin”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

I pajtuar me rezultatin që e nxori si të dytin, Vehapi ka mohuar raportimet për një koalicion me VV-në. Në zgjedhjet e 22 tetorit, Vehapi mori 29.50 për qind të votave.

“As nuk ka pasur bisedime me VV-në. Nuk ka koalicione zyrtare me askënd. Besoj se do të përmbysim rezultatin në balotazh. E kuptojmë rezultatin e parë sepse ky ishte vendim i qytetarit”, ka thënë Vehapi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme