Zgjedhjet lokale

Kusari-Lila: Liria nuk blihet e as nuk kushtëzohet

Kandidatja e Alternativës për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, pasditen e sotme ka takuar disa nga djemtë e luftës së fundit në Gjakovë, veteranë të UÇK-së.

Me këtë rast, Kusari-Lila ka thënë se liria nuk blihet, nuk kushtëzohet, nuk ka çmim që e paguan dhe nuk ka mekanizëm që e kushtëzon.

“Pazaret e javëve të fundit me statusin e veteranit janë përpjekja e fundit e mjeruar e atyre që afati ju ka skaduar moti, ndërsa me 19 nëntor do të kuptojnë që qytetarët e komunës së Gjakovës janë të përcaktuar kah e ardhmja dhe zhvillimi dhe jo nga e kaluara dhe degradimi”, tha ndër të tjera, Kusari-Lila.