LDK e VV bëjnë koalicion

LDK e VV bëjnë koalicion

12 nëntor 2017 23:45

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kandidati për kryetar Komune nga LDK, Xhafer Tahiri, tha se shpreson se kjo marrëveshje të shërbejë si shembull për komunat e tjera.

“Dua që kjo marrëveshje të shërbejë si shembull për të gjitha komunat në mënyrë që të kemi ndryshim rrënjësor në qeverisje”, tha Tahiri.

Ndërsa ish-kandidati për kryetar Komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Besim Muzaqi, ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen këtij bashkimi.

“Vushtrria ka nevojë të domosdoshme për ndryshim kualitativ,të cilin do t’ua ofrojmë qytetarëve me bashkimin e programeve tona”, tha Muzaqi.

LDK në Vushtrri javën e kaluar ka nënshkruar marrëveshje koalicioni edhe me Aleancën Kosova e Re./Kallxo

Komentet

Shto koment

Të ngjashme