Zgjedhjet lokale

Veseli në Klinë për të mobilizuar strukturat e PDK-së për fitore në balotazh

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kryetarin e degës së PDK-së, në Klinë, Sokol Bashota, kandidat i kësaj partie për kryetar të Klinës, kanë zhvilluar një takim me strukturat, vëzhguesit dhe komisionerët partiakë ku është bëre thirrje për mobilizim edhe me të madh për, siç është thënë, fitoren e radhës në rundin e balotazhit që do të mbahet më 19 nëntor 2017.

Kryetari i degës, Sokol Bashota, ka falënderuar strukturat e PDK-së për angazhimin e tyre në zgjedhjet e 22 tetorit ku PDK-ja në Klinë për herë të parë ka shënuar rritje duke fituar 10 ulëse në Kuvendin e Komunës.

Bashota: “PDK-ja nuk bën pazare me poste politike por për realizim të projekteve në shërbim të qytetarëve”

“Në skenën e Klinës, sot është formuar një grup opozitar të cilët kanë bërë pazare politike duke ndarë postet për interesa të tre apo katër individëve. Ata po bëjnë shantazhe në forma të ndryshme për të ardhur në pushtet vetëm për përfitime të veta e jo edhe të qytetarëve. Qytetarët nuk bien pre e ambicieve të këtij grupi por kanë vendosur të mbështesin PDK-në dhe partnerët e saj, AKR-në, PSHDK-në dhe IPK-në ”, ka thënë me këtë rast, Sokol Bashota. Ai tha se me partnerët nuk kanë bërë pazare politike por vetëm akordim të programit ekonomik me qëllimin me të mirë për të realizuar projektet e përbashkëta në interes dhe shërbim të qytetarëve.

“Të jemi të kujdesshëm në procesin e votimit dhe numërimit të votave. Tashmë jemi bërë bashkë më PSHDK-në, AKR-në dhe IPK-në. Kemi konceptin e përbashkët për Klinën ndryshe, për vazhdimin e projekteve në interes të qytetarëve. Fitorja e PDK-së me 19 nëntor është e pa kontestueshme falë punës së juaj”, ka thënë ndër të tjera Bashota.

Kurse kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pohoi se ne ofrojmë koncept të qeverisjes së mirë për një jetë me të mirë për qytetarët.

“Klinës i nevojitet zhvillim dhe qetësi. Sokol Bashota nuk ka nevojë ti lutet asnjë ministri sepse e ka fuqinë dhe autoritetin e vet në PDK. Do të përkrahim gjitha projektet e Bashotës në mandatin e radhës. Me 19 nëntor do të shënojmë fitore bindëse në Klinë dhe komunat tjera ku jemi në balotazh”, tha Veseli i cili ftoi për angazhim edhe me të madh që fitorja të jetë edhe më bindëse së në zgjedhjet e 22 tetorit.