Përkrahja e Visar Ymerit për tezakun e shokun e tij, Shpend Ahmeti

Përkrahja e Visar Ymerit për tezakun e shokun e tij, Shpend Ahmeti

12 nëntor 2017 18:40

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i ka dalë në krah kandidatit të kësaj partie për edhe një mandat në krye të Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Pos djalë teze, Ymeri thotë se Ahmetin e ka edhe shok me të cilin është rritur. E kryetari i VV-së duke mos shprehur dyshimin se kryetari aktual i Prishtinës do të marrë edhe një mandat, thotë se vetëm me Ahmetin Prishtina mund të rritet mbarë.

“Kur ishim të vegjël, me Shpendin, banonim në të njëjtën hyrje. Kalonim shumë kohë së bashku. Më shumë se tezak e kisha shok. Kur u rritëm vazhduam bashkë. Edhe tash më shumë se tezak e kam shok. Dhe më shumë se shok, e kam shok të idealit e angazhimit. Kështu jemi rritur. Në Prishtinë. Bashkë me Prishtinën e cila po rritet. Vetëm me Shpendin mund të rritet mbarë e mirë. Vetëm Shpendi mundet”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme