Zgjedhjet lokale

Veseli: Shtimjanët do të mbesin besnikë të Naim Ismajlit

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Shtime, për të thënë më pas se qytetarët e kësaj komune do të mbesin besnikë të Naim Ismajlit, kryetar aktual e kandidat edhe për një mandat në garën e balotazhit.

Ai ka thënë se Naim Ismajli ka dëshmuar se edhe pas më shumë se një dekadë qeverisjeje, edhe pas 19 nëntorit, aleatët e tij të vetëm besnikë për vazhdimin e fuqizimit të gjithëmbarshëm të komunës së Shtimes do të mbeten vetë shtimjanët.

Ai në facebook ka falënderuar të gjithë shtimjanët për pritjen e ngrohtë që thotë se i kanë bërë.