Bahtiri: Shaljanët do të jenë zot shtëpie në Mitrovicë, jo mysafirë

Bahtiri: Shaljanët do të jenë zot shtëpie në Mitrovicë, jo mysafirë

11 nëntor 2017 21:47

Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, sonte mbajti takime me banorët e fshatrave të Shalës së Bajgorës nga të cilët mori mbështetje të fuqishme, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ai u zotua se me fitoren e tij shaljanët do të jenë zot shtëpie në Mitrovicë, e jo mysafir në shtëpinë e tyre, transmeton Koha.net.

“Gjatë takimeve me banorët e Bajgorës dhe Bares mora mbështetje të fuqishme, të cilët shprehën vendosmërinë e tyre që më 19 nëntor ta vulosin fitoren tonë të përbashkët. Shaljanët do të jenë zot shtëpie në Mitrovicë, e jo mysafirë në shtëpinë e tyre, ashtu siç kanë qenë para qeverisjes time. Mitrovica ka nevojë për paqe, zhvillim ekonomik dhe qeverisje me duar të pastra, por nuk ka nevojë të qeveriset me dirigjime nga jashtë, për korrupsion e krim”, ka thënë Bahtiri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme