Zgjedhjet lokale

PDK në Gjilan ende s’ka vendosur kë ta përkrahë në ballotazh

Në takimin me nëndegët e PDK-së, kryetari e degës, Zenun Pajaziti, i falënderoi kryetarët e nëndegëve për angazhimin e tyre të sinqertë në fushatën zgjedhore, me të cilin dëshmuan se dega e PDK-së në Gjilan, mund të bëj kthese të rëndësishme.

Pasi bëri thirrje për vazhdimin e punës dhe konsolidimin e mëtejmë të nëndegëve, kryetari Pajaziti, duke fol për rezultatin e njoftoi forumin e nëndegëve edhe lidhur me situatën paszgjedhore, me ç’rast, ai theksoi se PDK në Gjilan, akoma nuk ka qëndrim zyrtar lidhur me përcaktimin e degës për balotazhin e dy subjekteve tjera politike (LDK dhe LVV).

“Pavarësisht spekulimeve eventuale, dega e PDK-së në Gjilan, vazhdon të mbetet subjekt serioz dhe i përgjegjshëm, duke i qëndruar besnik programit dhe platformës së saj politike, në cilindo opsion të mundshëm. Ndërkaq, në relacion me aktivistët tonë të devotshëm dhe elektoratin në përgjithësi, ne do të jemi korrekt dhe transparent për çfarëdo qëndrimi politik që marrim, në këtë drejtim, gjithmonë duke pasur parasysh interesin e PDK-së dhe të qytetarëve të Gjilanit, në përgjithësi”, theksoi me këtë rast, Pajaziti, përcjell KP.