Subjektet politike dështojnë t’i shlyejnë 165 mijë euro gjobë ndaj PZAP-it

Subjektet politike dështojnë t’i shlyejnë 165 mijë euro gjobë ndaj PZAP-it

10 nëntor 2017 06:45

Nga qindra ankesa për shkelje të Kodit të Mirësjelljes nga subjektet politike gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar 219 mijë euro gjoba.

Megjithatë, edhe pas përfundimit të afatit ligjor prej 15 ditësh për shlyerjen e këtyre gjobave, subjektet politike nuk i kanë kryer detyrimet, shkruan sot Koha Ditore.

Nga shuma e përgjithshme janë paguar vetëm 54 mijë euro.

Nga të gjitha subjektet politike, sipas kryesuesit të Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, vetëm Lista Serbe, PLE-ja dhe PDAK-ja i kanë paguar tërësisht obligimet e tyre.

Ndërsa partitë që nuk i kanë kryer asnjë pjesë të obligimit janë: LDK me 70 mijë euro, PDK me 26 mijë, Lëvizja Vetëvendosje me 23 mijë, AAK me 14 mijë dhe Nisma me 7 mijë euro. Në anën tjetër, PDK-ja nga 26 mijë euro ka paguar 1 mijë, ndërsa AKR-ja nga 20 mijë euro ka paguar 11 mijë prej tyre.

Desku ka thënë se për partitë të cilat nuk i kanë shlyer borxhet do të ketë gjoba shtesë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme