“Koalicioni VV-AKR, jo-parimor” Foto: Koha

“Koalicioni VV-AKR, jo-parimor”

08 nëntor 2017 23:48

Arban Abrashi, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se kryetari aktual, Shpend Ahmeti, me lidhjen e koalicionit me AKR-në dhe Selim Pacollin, është treguar jo-parimor dhe thotë se nuk ndihet i befasuar me këtë bashkëpunim.

“Jam takuar me Selim Pacollin një herë. Kemi biseduar për zbatim të programit, por ja që ata deshën të gjejnë gjuhë të përbashkët me VV, kush e di se për çfarë pazaresh”, tha ai, duke shtuar se synimi i tij është të bisedojë me qytetarët.

“Nuk do të ishte befasi sikur LDK të bënte koalicion me AKR-në. Unë kam thënë që në fillim se do të bashkëpunoj me të gjithë ata që kanë program të mirë. S’e kam sharë e as akuzu asnjë prej kandidatëve. E dyta është se elektorati i AKR-së është pothuajse i njëjtë me atë të LDK-së”, u deklarua kandidati i LDK-së, Abrashi, në Interaktiv të KTV-së.

“Kam marrë shumë telefonata nga zyrtarë të AKR-së të cilët janë ndier të zhgënjyer me bashkëpunimin me VV-në dhe më kanë ofruar mbështetje”, tha më tej Abrashi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme