LDK e PDK bashkohen prapë në Kamenicë kundër Vetëvendosjes Foto: Koha

LDK e PDK bashkohen prapë në Kamenicë kundër Vetëvendosjes

08 nëntor 2017 22:25

Shaip Surdulli, kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga radhët e LDK-së ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me subjektin politik të PDK-së, duke u zotuar se do t’i ofrojë pozitën e nënkryetarit të komunës dhe tri drejtori PDK-së në rast se fiton pushtetin.

Për Koha Ditore, Surdulli ka konfirmuar lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me PDK-në.

“Po kemi lidhur marrëveshjen dhe ne u kemi ofruar pozitën e nënkryetarit të komunës dhe tri drejtori dhe ata janë zotuar se do të na përkrahin në çdo aktivitet gjatë fushatës elektorale”, ka thënë Surdulli.

Ndryshe LDK-ja në Kamenicë ka lidhur edhe marrëveshje edhe me Aleancën për Kosovën e re.

Surdulli synon që të mposhtë Qëndron Kastratin , kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje” i cili gjithashtu ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me AAK-në, raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Gjilan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme