Kusari – Lila, takim sensibilizues me gra të Gjakovës

Kusari – Lila, takim sensibilizues me gra të Gjakovës

08 nëntor 2017 21:56

Kandidatja e Alternativës për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ka zhvilluar tubim me gra të kësaj komune.

Para qindra grave, Kusari – Lila ka folur për mobilizimin e përgjithshëm të banorëve të komunës së Gjakovës për të dalë në zgjedhje më 19 nëntor, si proces i rëndësishëm për të përcaktuar rrugëtimin drejt suksesit për Gjakovën, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

“Gjakova me kryetaren e parë grua në Kosovë, ka treguar një shembull për të gjitha komunat tjera të udhëhequra nga burrat. Kur ka qeverisë një burrë në Gjakovë, tokat janë nda për përfitime personale apo të një shoqërie të ngushtë të tyre, ndërsa me qeverisjen e një gruaje në Gjakovë tokat janë ndarë për projekte si ai për personat me aftësi të kufizuara, QKMF-në e re, ndërtimin e ngrohtores së re dhe shumë projekte tjera që këtij vendi i sjellin zhvillim dhe prosperitet. Prapë jemi bashkë që të japim shembullin e suksesit për komunën tonë, duke dëshmuar se me 19 nëntor do fitojë Gjakova me projektet e saj, ku njëherë e mirë do vuloset suksesi i filluar me shumë mund dhe angazhime katër vite më parë”, tha ndër të tjera Mimoza Kusari Lila.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme