Muhaxheri kundër zgjedhjeve të shpejta parlamentare

Muhaxheri kundër zgjedhjeve të shpejta parlamentare

08 nëntor 2017 21:10

Në intervistën e parë pasi mori edhe një mandat për të udhëhequr me qytetin e Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se është kundër zgjedhjeve të shpejta, pasi e vlerëson si interes personal i njerëzve në politikë.

“Personalisht nuk mendoj që duhet të shkohet në zgjedhje të shpejta por shihet se njerëzve në politikë ju ngutet të shkojnë në zgjedhje për interesa të veta duke i shitur ato si interesa për shtetin”, ka thënë Muhaxheri në Rubikon të KTV-së.

Ai ka folur edhe për balotazhin, që do të mbahet më 19 nëntor, me theks të veçantë Prishtinën.

Sipas tij rritja e LDK-së do të vërtetohet me fitoren në Prishtinë duke e cilësuar atë si garën më të rëndësishme të subjektit që ai përfaqëson. Koalicionin me AKR-në e ka cilësuar si joparimor dhe të bërë vetëm për shkak të panikut.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme