KQZ-ja i kërkon diasporës t’i dërgojnë fletëvotimet para se t’i pranojnë ato

08 nëntor 2017 21:28

Votuesve që jetojnë jashtë Kosovës, KQZ-ja u kishte kërkuar që t’i dërgojnë fletëvotimet, para se t’i pranojnë ato me postë.

Mesazhe të tilla konfuze janë përcjellë në KTV nga bashkatdhetarët, e në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë shpjegim për këtë.

Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë se nga certifikimi i rezultateve, në ueb-faqen e KQZ-së, janë vendosur fletëvotimet për komunat ku ata votojnë.

Bashkatdhetarët, për të mos pritur mbërritjen e pakos me fletëvotimin në shtëpi, mund të shkarkojnë ato nga ueb-faqja e KQZ-së dhe t’i dërgojnë.

Kjo, sipas Elezit, është bërë për të mos humbur kohë, marrë parasysh se afati i fundit që fletëvotimi i plotësuar të mbërrijë është 17 nëntori, dy ditë para afatit të rregullt.

Dy ditë më herët, Komisioni ka publikuar në ueb-faqen e saj edhe një video, ku tregohet për formën se si votohet jashtë Kosovës.

Në rundin e parë, nga Diaspora kanë mbërritur 7 mijë e 621 pako me fletëvotime, prej të cilave janë numëruar 6 mijë e 735. Më së shumti vota kanë ardhur nga Serbia, pasuar nga Zvicra, Gjermania e Austria.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme