Veseli: Vitin e ardhshëm ndërtohet qendra e re rinore në Prizren

Veseli: Vitin e ardhshëm ndërtohet qendra e re rinore në Prizren

08 nëntor 2017 16:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi dhe nga kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë vizituar ansamblin “Lidhja e Prizrenit”

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli i ka siguruar të rinjtë e Prizrenit se tashmë është planifikuar edhe me buxhetin e vitit të ardhshëm që të ndërtohet një qendër e re rinore në Prizren si dhe projekte të rëndësishme në fushën e kulturës dhe sportit.

“Ministria e Kulturës e cila tashmë ndodhet në Prizren ka filluar të jep efektet e para ku qyteti historik i shqiptarëve të zhvillohet dhe të bëhet edhe qendër e zhvillimit ekonomik dhe ndërmarrësisë. Në katër vitet e ardhshme qeverisja jonë në Prizren me Shaqir Totajn kryetar do të realizoj shumë projekte të rëndësishme të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e Komunës së Prizrenit dhe në hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Veseli, transmeton KP.

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i ka siguruar të rinjtë prizrenas se do të jetë afër tyre duke mbështetur çdo ide të tyre për të zhvilluar projekte të rëndësishme që mbështesin kulturën rininë dhe sportin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme