Kandidati i VV për kryetar në Gjilan i sheh bizneset e vogla shtylla të zhvillimit ekonomik

Kandidati i VV për kryetar në Gjilan i sheh bizneset e vogla shtylla të zhvillimit ekonomik

08 nëntor 2017 15:39

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Gjilanit, Sami Kurteshi, viziton sot disa biznese të vogla në këtë qytet dhe me këtë rast theksoi se ato do të jenë shtylla kryesore të zhvillimit ekonomik.

Me qeverisjen time në Gjilan bizneset e vogla nuk do të shihen vetëm si burim taksash, citon Kurteshin njoftimi i Vetëvendosjes rreth këtij aktiviteti të tij. Ato, vazhdon njoftimi, do të jenë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në komunën e Gjilanit. Secila taksë e mbledhur nga bizneset do të përkthehet në investim direkt në infrastrukturë e lehtësime të tjera.

Propaganda e pushtetit se me qeverisjen tonë do të shuhen bizneset e vogla, tha Sami Kurteshi, është vetëm një shpifje e cila ka për qëllim fshehjen e mospunës dhe angazhimit për këto biznese.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme