Kurteshi thotë se drejtori i Prokurimit në Gjilan blen drunj nga furnitori që furnizon edhe shkollat

07 nëntor 2017 22:24

Kandidati i LVV-së për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, ka drejtuar akuza karshi drejtorit të prokurimit në Komunën e Gjilanit.

Sipas tij, Salih Kqiku është furnizuar me drunj nga i njëjti furnitor i cili furnizon shkollat.

“I njëjti furnitor, i cili i furnizon shkollat me drunj në Komunën e Gjilanit, e furnizon privatisht edhe drejtorin e prokurimit në Gjilan dhe për këtë i kemi marrë fotografitë”, ka thënë Kurteshi në Rubikon të KTV-së, duke thënë se kanë bërë denoncim për këtë rast, raporton Koha.net.

Kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri ka pranuar se e kanë marrë lëndën dhe tashmë ajo ka shkuar në hetime për të parë nëse drunjtë janë blerë me para të buxhetit apo cila ka qenë arsyeja e këtij veprimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shklzen08/11/2017 10:40

Po ai n’barnatore s’un i blen drutë bre!

Shto koment

Të ngjashme