LDK publikon raportet e Auditorit për Komunën e Prishtinës, thotë se ka shumë parregullsi Foto: Koha / ilustrim

LDK publikon raportet e Auditorit për Komunën e Prishtinës, thotë se ka shumë parregullsi

07 nëntor 2017 16:24

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë gjetur parregullsi të mëdha në menaxhimin e Komunës së Prishtinës në vitet 2014-2016.

Sipas LDK-së, në këto parregullsi përfshihen edhe “paaftësia në shpenzim buxheti, paaftësia në planifikim buxheti, paaftësia në realizim të të hyrave”.

“Këtu po ju paraqesim me fakte vetëm ato pjesë të shkeljeve që janë evidentuar në raportet e auditimit dhe që kanë ndikuar direkt në rënien e buxhetit të Komunës dhe humbjet në realizimin e investimeve në Prishtinë”, thotë komunikata e LDK-së.

1) Dobësi në planifikim dhe në realizim të buxhetit,

2) Realizim i ulët i të hyrave

3) Përdorimi i fondeve në kundërshtim me ligjin për ndarje buxhetore

4) Dobësi në menaxhimin e të hyrave

5) Dobësi në menaxhimin e shpenzimeve

6) Avancet e pa mbështetura me kontrata

7) Vonesa në përfundimin e projekteve

8) Angazhimi i parregullt me staf të përkohshëm

9) Pagesat e parregullta dhe të pa sakta për paga

10) Dosjet e pa kompletuara për personelin

11) Mungesa e raporteve mbi formën e shpenzimeve të mjeteve

12) Jo efektivitet në mbledhjen e borxheve

13) Mos kryerja me kohë e obligimeve

14) Dobësi në procedurat dhe pagesat e subvencioneve dhe mallrave

15) Mos hartimi i projekteve zbatuese pa plan detal të ndërtimit

16) Mos respektim i procedurave të prokurimit

17) Dobësi në ekzekutimin e kontratave

18) Humbje e përkrahjes nga donatorët

19) Dështim në zbatimin e procedurave të pagesave

20) Angazhimi i personelit në kundërshtim me LMFPP

21) Rekrutimi i stafit në kundërshtim me rregulloret dhe udhëzimeve administrative

22) Pa rregullsi në dhënien e lejeve ndërtimore

23) Largimi i punëtorëve nga puna pa bazë të arsyeshme ligjore

24) Dobësi në menaxhimin e tatimit ne pronë

25) Mungesë e mekanizmave për menaxhimin e garancioneve

26) Inkasim i të hyrave të paligjshme dhe dëmtim të investitorëve dhe qytetarëve

27) Hyrja në obligime financiare në kundërshtim me LMFPP dhe krijimi i kostove shtesë të interesave dhe gjobave

28) Ekzekutimi i shpenzimeve nga kodi i investimeve kapitale të cilat i përkasin kategorive mallra dhe shërbime

29) Zbatimi me vonesë i vendimeve të KPMSHC

30) Pranimi i shërbimeve para nënshkrimit të kontratës

31) Gjenerimi i shpenzimeve shtesë të panevojshme.

“Humbjet në investimet kapitale në katër vitet e fundit janë si pasojë e keqmenaxhimit të buxhetit. Keqmenaxhimi financiar në Komunë të Prishtinës nuk është vlerësim politik por është fakt dhe është evidentuar edhe në raportet e auditimit të bëra vit pas viti nga Zyra Kombëtare e Auditimit”, thotë ndër të tjera LDK.

“Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, i cili me Kushtetutën dhe ligjet e vendit gëzon pavarësi funksionale, financiare dhe operative. Raportet e auditimit tregojnë që Komuna e Prishtinës nën qeverisjen e Ahmetit ka pas defekte serioze”, përfundon komunikata e LDK-së.

Ndërsa në fund kanë paraqitur edhe dokumentet/raportet e Auditimit për vitet 2014-2016:

http://zka-rks.org/wp-content/uploads/2017/07/RaportiAuditimit.KPR.2016.Shqip.50520.pdf

http://zka-rks.org/wp-content/uploads/2017/06/RaportiAuditimit.KPR.2015.Shqip.763234.pdf

http://zka-rks.org/wp-content/uploads/2017/06/sq.Raporti.Final.Prishtina.349186.pdf

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme