Rinumërimi drejt fundit - rezultatet për asambletë këtë javë Foto: Koha / ilustrim

Rinumërimi drejt fundit - rezultatet për asambletë këtë javë

06 nëntor 2017 22:06

Rinumërimi i rreth 700 kutive të votimit po shkon drejt fundit, është bërë e ditur të hënën në mbrëmje nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë për KosovaPress se deri më tani janë rinumëruar 547 kuti votimi dhe se presin që ky proces të përmbyllet të martën, eventualisht të mërkurën.

Pas rinumërimit dhe pas procedurave tjera të parapara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ-ja pritet të dalë me rezultatet e detajuara për subjektet politike dhe kandidatët lidhur me zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme