Sejdiu: Në 2 intervista Abrashi bëri 12 shpifje

Sejdiu: Në 2 intervista Abrashi bëri 12 shpifje

06 nëntor 2017 15:01

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka thënë se kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashi, është i padijshëm.

Në një konferencë për media Sejdiu ka thënë se në mungesë të diturisë Arban Abrashi në të gjitha intervistat nuk ka thënë asgjë përveç që ka shpifur. Sipas tij në vetëm dy intervista Abrashi i ka bërë 12 shpifje, transmeton ksp.

Sejdiu, tha se Prishtina nuk e ka humbur asnjë cent, dhe se e ka shpenzuar të gjithë buxhetin e ndarë nga Qeveria, duke iu përgjigjur kështu deklaratës së Abrashit, i cili ka thënë se komuna i ka humbur 80 milionë euro.

“E para, thotë ‘në vitin 2014-2017 ‘komuna i ka humbur mbi 80 milionë euro’. Për katër vite sa për informacion të juaj Prishtina nuk e ka humbur asnjë cent, i ka shpenzuar tërë buxhetin e ndarë nga Qeveria dhe i ka shpenzuar të gjitha paratë e mbledhura nga taksat. Pra, edhe granti i përgjithshëm edhe granti specifik, edhe të hyrat vetanake që të gjitha janë shpenzuar. E dyta, thotë ‘struktura e buxhetit të vitit 2013 ka qenë diku rreth 40 për qind për shpenzimet operacionale’. E para, koncepti i shpenzimeve operacionale në buxhet komunal nuk ekziston. Ndoshta është mirë me e lexua ai buxhetin dhe janë 60 për qind shpenzime kapitale. Ndërsa, i njëjti thotë në vitin 2017 kjo ndryshon në 60 për qind shpenzime operacionale, edhe një herë po e potencoj se nuk ka shpenzime operacionale”, tha ai.

Sejdiu po ashtu e ka akuzuar Abrashin për shpifje sa i përket asaj që sipas tij ka thënë për numrin e bizneseve. Ai tha se që nga ardhja e tyre në pushtet numri i bizneseve që operojnë në Prishtinë është rritur.

“Një numër i madh i bizneseve kanë shprehur shqetësime dhe janë detyruar të zhvendosen jashtë Prishtinës si në Fushë Kosovë, Lipjan, Graçanicë për shkak të taksave të mëdha që i kanë për pronat e tyre’. Kjo është shpifja e radhës. Në fakt komuna e Prishtinës çka numrin më të madh të bizneseve të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe që nga viti 2013 prej kur kemi filluar ne qeverisjen me Komunën e Prishtinës numri i bizneseve që operojnë në Komunën e Prishtinës është shtuar, e qebesa edhe kërkesa për leje të ndërtimit është shtuar. Nëse hyni tek vjetari statistikor i Kosovës, statistikat nacionale të këtij vendi dhe i shikoni numrat e shihni që në vitin 2016 2 mijë e 231 biznese janë hapur në Prishtinë. Ndërsa në Fushë Kosovë numri i tyre po bie”, tha Sejdiu.

Nën kryetari Sejdiu, i ka dhënë përgjigje edhe sa i përket numrit të punësuarve në arsimin në Prishtinë. Ai tha se kanë punësuar ata që kanë pasur mesatare më të lartë, e jo ata që janë familjarë të pushtetarëve.

“Thotë, ‘nga 130 të punësuar në sektorin e arsimit 119 janë nga qytetet e tjera dhe thotë se nuk arrijnë në kohë sepse udhëtojnë nga komunat e tjera’. Në fakt numri i të punësuarve në komunën e Prishtinës është në arsim rreth 300 dhe proporcioni i të punësuarve nga Prishtina dhe nga komunat e tjera është i njëjtë sikur që ka qenë në vitet 2012, 2011, 2010. Dallimi është tjetër kund, dallimi është që ata që i kemi punësuar ne kanë pasur mesatare më të lartë, nuk janë familjarë të pushtetarëve, por në bazë meritore janë bërë punëtor të arsimit në Komunën e Prishtinës”, tha Sejdiu.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Abrashit lidhur me autobusët e rinj për të cilët ai ka thënë ‘se nuk janë të rinj’, ku siq tha Sejdiu autobusët janë prodhuar në vitin 2016 dhe janë prodhuar nga kompania e dytë më e madhe në botë.

Sejdiu i sugjeroi Abrashit që të përballet në debat me kundërkandidatin nga partia e tij Vetëvendosje e mos të dalë me “shpfije” të tilla.

Ndryshe kandidati i VV-së Spend Ahmeti dhe kandidati i LDK-së Arban Abrashi do të përballen edhe njëherë më 19 nëntor në raundin e dytë për kryetar të Prishtinës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme