AAK mbështet VV-në për balotazh në komunën e Kamenicës

AAK mbështet VV-në për balotazh në komunën e Kamenicës

03 nëntor 2017 21:13

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Kamenicë do të mbështesë në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, Qëndron Kastratin kandidatin për kryetar të komunës së Kamenicës nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ai ka rival Shaip Surdullin, kandidat për kryetar komune nga radhët e LDK-së.

Faton Jakupi ish-kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës në rrjetin social “Facebook” ka thënë se vendimi është marrë nga dega e partisë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-dega Dardanë, me shumicë votash mori vendim që në garën e balotazhit për zgjedhjet e 19 nëntorit ta përkrahë kandidatin e VV-së, Qendron Kastrati.

Njoftoj të gjithë anëtarësinë e AAK-së se nga sot vazhdojmë ta bëjmë rrugën së bashku me Vetëvendosjen Urime e na priftë e mbara”, ka thënë Jakupi.

Kujtojmë se para disa ditësh, Vetëvendosje u ka bërë ofertë koalicioni edhe AAK-së edhe AKR-së.

Lexo edhe: Vetëvendosje ofertë koalicioni AAK-së dhe AKR-së në Kamenicë

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme