Arban Abrashi sqaron mungesën në debate me Shpend Ahmetin

Arban Abrashi sqaron mungesën në debate me Shpend Ahmetin

03 nëntor 2017 11:29

Kandidatii Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka vizituar sot Pallatin e Rinisë në kryeqytet, me ç’rast u takua me drejtuesit e këtij Pallati.

Abrashi tha se veprimi i parë që do të bëjnë është rregullimi i statusit të Pallatit të Rinisë dhe, sipas tij, kjo do të kthehet në pronë komunale, transmeton KP.

“Ne duhet t’i kthejmë investimet në Pallat të Rinisë në mënyrë që këto investime dhe Pallati t’u kthehet qytetarëve të Prishtinës, me gjithë ato shërbime të cilat ofrohen qoftë për biznese qoftë për sportistë, dhe atë çka mund t’iu them sot se për aktivitetet sportive të cilat do t’i shfrytëzojnë klubet e ndryshme të Prishtinës”, tha Abrashi.

Kandidati i LDK-së është pyetur edhe për mospjesëmarrjen e tij në debate me kundërkandidatin nga VV, kryetari aktual Shpend Ahmeti, ndërsa u arsyetua se ka pasur probleme shëndetësore.

“Ka qenë një intervenim problem shëndetësor kur ku unë kam munguar 2 ditë dhe pasi që është bërë edhe e madhe kjo punë unë e kam lansuar ose kam ofruar një ofertë për 5 ditë, 5 debate në pesë televizione dhe tani, mos gabofsha, janë vënë kontaktet se ku duhet të ndodhë debati i parë, pra janë ekipet që do të vendosin se ku do të fillojë i pari”, tha Abrashi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme