Krasniqi thotë se koalicionet politike nuk kryejnë punë në balotazh

Krasniqi thotë se koalicionet politike nuk kryejnë punë në balotazh

02 nëntor 2017 21:45

Albert Krasniqi nga KDI-ja ka thënë se partitë politike nuk duhet të bazohen shumë në transferimin e votave blanko vetëm pse mund të arrihen marrëveshjet për koalicione për garën e balotazhit.

Këtë deklaratë Krasniqi e ka bazuar në një studim të bërë vitin e kaluar për sjelljet e votuesve të rinj.

Sipas Krasniqit, 31.7 për qind e të anketuarve kishin deklaruar se do të votonin një kandidat vetëm për t’ia pamundësuar një kandidati tjetër.

Në këtë studim, 35.4 për qind kishin deklaruar se nëse kandidati i tyre nuk kalon në raundin e dytë, do të dëgjonin partinë politike nëse bën thirrje të përkrahet një kandidat tjetër në raundin e dytë.

“Kështu që, mos u bazoni shumë në transferim të votave blanko vetëm pse arrihen marrëveshje për koalicione ndërmjet partive politike”, ka shkruar ai në Facebook.

Më 19 nëntor do të ketë balotazh në 19 komuna.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme