AKR-Nisma me marrëveshje për koalicion qeverisës në Mitrovicë

AKR-Nisma me marrëveshje për koalicion qeverisës në Mitrovicë

02 nëntor 2017 12:33

Kandidati i AKR-së për kryetar komune dhe njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Mitrovicë, Agim Bahtiri dhe kryetari i degës së NISMA për Kosovën në Mitrovicë, Hysni Ahmeti, nënshkruan sot marrëveshjen për koalicion qeverisës në mandatin e ardhshëm 2017-2021.

“Kjo marrëveshje është e bazuar në vullnetin demokratik të qytetarëve të Mitrovicës, të shprehur në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit dhe obligimin e ndërtimit të një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse. Po ashtu kjo marrëveshje koalicioni ndërmjet AKR-së dhe NISMA-s bazohet në programin qeverisës të kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë marrëveshje NISMA për Kosovën zotohet se do të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të strukturave partiake, duke siguruar mbështetje maksimale për kryetarin Agim Bahtiri.

Pas arritjes së marrëveshjes kryetari Agim Bahtiri tha se ai do të fitoj bindshëm në zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit, duke e vulosur kështu përfundimisht qeverisjen me duar të pastra edhe për katër vitet e ardhshme në komunën e Mitrovicës. Kryetari Bahtiri ka bërë të ditur se ditëve vijuese do të ketë edhe marrëveshje tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme