Zgjedhjet lokale

Totaj thotë se ka refuzuar të kandidojë në radhët e VV-së, Haskukën e quan rezervë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se ai e kishte refuzuar ofertën e Vetëvendosjes që të jetë kandidat i kësaj partie për të parin e Prizrenit.

Në përballjen me Mytaher Haskukën e VV-së, me të cilin do të përballet në balotazh më 19 nëntor, Totaj ka thënë se kundërkandidati i tij është rezervë në Prizren.

“Myta është këtu si rezervë, sepse unë e kam refuzuar ofertën e kryetarit Albin Kurtit që të jem kandidat i Vetëvendosjes, pra Myta ka ardhur i dyti”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.