LDK-ja e LVV-ja në Prizren bisedojnë për koalicionin e mundshëm qeverisës

LDK-ja e LVV-ja në Prizren bisedojnë për koalicionin e mundshëm qeverisës

31 tetor 2017 10:51

Përfaqësuesit e partive politike që do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Prizrenit janë duke zhvilluar takime jozyrtare dhe zyrtare me subjektet që nuk janë pjesë e kësaj gare, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për lidhjen e koalicioneve për bashkëqeverisje në prag të balotazhit.

Të dyja taborët, si Dega e PDK-së ashtu edhe Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes në Prizren po përpiqen që ta bindin LDK-në për mbështetje në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se te strukturat e kësaj dege, përfshirë atë si kryetar dhe Hatim Baxhakun që në raundin e parë ka garuar për kryetar “aktualisht nuk ka disponim për koalicion me PDK-në”.

Avdyli ka theksuar se takimi i parë zyrtar për diskutimin e mundësisë së bashkëqeverisjes do të zhvillohet me kandidatin e LVV-së, të hënën pasdite.

Mirëpo zyrtarët e Degës së PDK-së në Prizren, të hënën, kanë bërë të ditur se ata kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Degës së LDK-së në Prizren, që ka pasur karakterin e takimit jozyrtar.

Gashi nga Dega e PDK-së ka thënë se në takimin me LDK-në nuk është diskutuar për ndarje të pushtetit. “Vetëm kemi diskutue se a mund të jemi bashkë apo jo”, ka deklaruar ai.

Pak ditë më parë kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, u pati bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në këtë komunë që në raundin e dytë ta zgjedhjeve për kryetar Komune ta mbështesin atë dhe ta sjellin ndryshimin në Prizren.

Një javë më parë edhe kryetari i Degës së AAK-së, Lulzim Kabashi, pati bërë të ditur se tashmë është përmendur ideja e bashkimit të partive shqiptare kundër PDK-së në Prizren... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme